Një kosovar është therur me thikë nga një kosovar tjetër në Shëngjin, raporton Gazeta Papirus.
Personi që ka mbetur i therur është Selim Bllaca.
Mediet shqiptare kanë publikuar fotografi nga vendi ku ndodhi therja.
Nga konflikti verbal dhe më pas fizik, ka mbetur i plagosur në zemër një i ri, shqiptar nga Kosova.
Ky i fundit është dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore. Selim Bllaca, shqiptar i Kosovës, i cili është përfshirë në një konflikt me disa persona të tjerë, mësohet se është në gjendje kritike për jetën.