Një grua dhe një fëmijë i mitur kanë humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Drenas-Skenderaj, konkretisht në fshatin Gllobar.
Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se në aksident janë përfshirë dy automjete ndërsa deri më tani është konfirmuar numri prej dy viktimave.
Trupat e pajetë janë dërguar në QKMF ndërsa policia e trafikut ndodhet në vendin e aksidentit dhe po merret me rastin.