Janë bërë 22 vjet nga çlirimi i Kosovës.
Në ditët e para të çlirimit kosovarët kishin nisur të vizitonin varrezat e Jasharajve në Prekaz të cilët kishin rënë heroikisht në rezistencë me forcat serbe në mars të vitit 1998.
Në atë kohë mediat e huja kishin vizituar Prekazin vetëm pak ditë pas çlirimit të Kosovës, ndërsa shiheshin shtëpitë dhe varrezat e Jasharëve ku kishte gjurmë të një beteje të egër lufte.
Qytetarët në atë kohë menjëherë kishin nisur të vizitonin varrezat e Jasharëve si një nderim për sakrificën e tyre që kanë bërë për çlirimin e Kosovës, kjo traditë vazhdon edhe sot kur në veçanti më 5,6 dhe 7 mars shqiptarët nga të gjitha trevat vizitojnë për të nderuar Jasharajt në “Epopenë e UÇK-së”. /Magazina.al/
https://video.gjirafa.com/yt1s-com-kosovo-albanians-pay-homage-to-kla-founder-360p-mp4