Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçit, po qëndron në Burojë.
Ai është liruar për disa orë nga Gjykata Speciale, siç mëson gazeta, pasi gjendja shëndetësore e nënës së tij nuk është e mirë.
Gazeta ka siguruar disa pamje nga fshati Burojë ku është shtëpia e prindërve të Thaçit.
Aty shihen forca të shtuara të EULEX-it, por edhe disa qytetarë që janë mbledhur në afërsi.
Pamjet:
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është në Kosovë.
Arsyet e kësaj vizite të Thaçit në Kosovë nuk dihen, megjitahtë ditë më parë Nacionale ka raportuar se nëna e tij ka pasur disa probleme shëndetësore.
Gazeta Nacionale ka dërguar pyetje edhe në Dhomat e Specializuara të Hagës për të kuptuar më shumë detaje.
Megjithatë, kjo mbetet e pakonfirmuar.