GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

PAMJE: Momenti kur Policia arreston muxhahajdinët, një nga ta i vdekur (Video)

20/06/2023
në Ballina
Koha e leximit:3 mins read
PAMJE: Momenti kur Policia arreston muxhahajdinët, një nga ta i vdekur (Video)
Share on FacebookShare on Twitter

Një efektiv ka mbetur i lënduar pas tensioneve në kampin e muxhahedinëve në Manëz të Durrësit. Nga pamjet që po transmetohen live në ABC News nga kampi, shihet punonjësi e policisë që futet brenda ambulancës për t’u dërguar më pas në spital pas lëndimeve që ka marrë si pasojë e gazit lotsjellës.

Zëdhënësi i MEK pretendon ka mbetur i vrarë një banor i Ashrafit. Sipas zëdhënësit të MEK kanë mbetur të plagosur dhe 36 persona të tjerë. Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar apo konfirmim nga policia shqiptare. Mësohet se i vdekur ka mbetur banori i Ashrafit, i identifikuar si Ali Mostashari.

Kujtojmë se prej mëngjesit të sotëm policia ndodhet në ambjentet e kampit ku po ekzekuton vendimin e GJKKO.

________

Një nga banorët e kampit në një deklaratë për mediat shprehet se një nga ato është vrarë nga forcat e policisë shqiptare.

Ndër të tjera përfaqësuesi i kampit pretendon se policia shqiptare gjatë kontrollit të paparalajmëruar kanë përdorur gaz lot sjellës dhe dhunë ku si pasojë një prej tyre ka humbur jetën. Ndër të tjera ai thekson se në lidhje me këtë operacion ka edhe të lënduar dhe disa persona të arrestuar.

Ndër të tjera ai thekson se vrasja është bërë me gaz dhe me goditje nga ana e policisë.

“Policia shqiptare ka vrarë një nga vëllezërit tanë, ato kanë përdorur gaz lotsjellës ose goditje me armë. Ai ishte vrarë, po bëjnë një hedhje gazi dhe po godasin. Akoma është brenda dhe nuk na lejojnë që të bëjmë asnjë veprim, ne muxhahedinët nuk jemi kriminele por jemi opozitë. Në mëngjes pa asnjë paralajmërim janë futur brenda kampi tonë, çfarë kemi bërë ne që ato vijnë dhe futen pa lajmëruar. Disa nga ne janë lënduar dhe të tjerë vëllezër dhe motra janë arrestuar”, ka thënë një dëshmitar.

________

Policia e Shtetit mëngjesin e kësaj të marte me urdhër nga SPAK kanë zhvilluar kontrolle në brendësi të kampit Ashraf 3 në Manëz ku dyshohej për ngritjen e një qendre të paligjshme.

Gazetari Leonidha Musaj në një raportim për ABC News thekson se një nga pjesëmarrësit në operacionin e kësaj të marten në brendësi të kampit i ka pohuar se banorët i kanë pyetur policinë se pse ky kontroll, dhe kanë pohuar që në fillim se ato kanë një person të vdekur dhe duhet që ti bëjnë ritualet.

“Një burimi im i brendshëm që merrte pjesë në operacion, që në momentet e para që janë futur në ambientet e MEK, banorët i kishin pohuar policisë se pse ky insistim, se kanë një person të pajetë dhe do i kryenin ritet e zakonshme”, ka thënë gazetari.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat zëdhënësi i MEK kishte deklaruar për mediat se gjatë tensioneve brenda kampit një person ishte vrarë nga policia shqiptare.

Gjithashtu ministria e Brendshme në një deklaratë për mediat ka konfirmuar tensionet që kanë ndodhur në kampin e MEK në Manëz të Durrësit, por që sipas tyre nuk ka pasur as viktima dhe as të lënduar

_________

Ndërkohë që në Shqipëri ka mbetur i vdekur një muxhahedin dhe disa të plagosur ndodhen në spitalin e muxhahedinëve, brenda kampit ASHRAF në Manëz të Durrësit, 20 qershori nuk është një ditë e rastësishme për ta.

Pasi si sot 42 vite më parë, MEK organizoi një demonstratë kundër Khomeinit me qëllim përmbysjen e regjimit. Rreth 50 protestues u vranë në protesta.

Më 28 qershor të po të njëjtin vit, selia e Partisë së Republikës Islamike u hodh në erë nga MEK, dhe më shumë se 70 anëtarë të udhëheqjes u vranë.

Duke u përballur me shtypjen e mëvonshme të MEK nga IRP, Rajavi iku në Paris. Ndërkohë, rrjeti nëntokësor që mbeti në Iran vazhdoi të planifikonte dhe të kryente sulme dhe supozohet se kreu bombardimin e gushtit 1981 që vrau presidentin dhe kryeministrin e Iranit, Rajai dhe Bahonar.

Protestat iraniane të 20 qershorit 1981, të njohura gjithashtu si protestat e 30 Kordadit, ishin njëditore kundër Republikës Islamike e organizuar nga Muxhahedinët e Popullit të Iranit më 20 qershor 1981 në qytete të ndryshme iraniane në përgjigje të fajësimit të presidentit të atëhershëm Abolhassan Banisadr.

Më 20 qershor 1981 u panë protesta në Teheran, Isfahan, Urmia, Shiraz, Arak, Ahvaz dhe Bandar Abbas. Protestat në Teheran u përqendruan në qendër të qytetit dhe rreth zonave të tilla si rruga Enghelab, sheshi Ferdoësi, sheshi Moniriyeh, rruga Taleghani dhe rruga Vali Asr.

Tags: kosovamuxhahajdinshqiperi
ShareTweetShare
Previous Post

Sekretari i NATO-s ‘dridhë’ Serbinë me deklaratë, merr vendim pozitiv për Kosovën

Next Post

LAJMI FUNDIT: Kurti harron ‘problemet’ në Veri, ja ku po shkon

Next Post
Kurti nga Vushtrria: Për zhvillimet në veri përgjigjemi në Prishtinë

LAJMI FUNDIT: Kurti harron 'problemet' në Veri, ja ku po shkon

Lajmet e fundit

Enver Hasani ushqen tre këlyshë, i lut banorët e Mitrovicës që të përkujdesen për ta

Enver Hasani ushqen tre këlyshë, i lut banorët e Mitrovicës që të përkujdesen për ta

21/05/2025
“Aleancë raketore”: Kanadaja do t’i bashkohet SHBA-së në projektin e “Mburojës së Artë”

“Aleancë raketore”: Kanadaja do t’i bashkohet SHBA-së në projektin e “Mburojës së Artë”

21/05/2025
“Alarm, krejt vëmendja në Hagë”, thotë Behrami pasi iu refuzuan kërkesat për lirim të përkohshëm Veselit, Krasniqit dhe Selimit

“Alarm, krejt vëmendja në Hagë”, thotë Behrami pasi iu refuzuan kërkesat për lirim të përkohshëm Veselit, Krasniqit dhe Selimit

21/05/2025
Rrahu një burrë në karnaval, kosovari dënohet me burg dhe dëbim nga Zvicra

Zvicra siguron, mbështet Kosovën për anëtarësim në Bashkimin Europian

21/05/2025
Keller-Sutte, Osmanit: U pa nga pjesëmarrja e diasporës suaj se të duan

Keller-Sutte, Osmanit: U pa nga pjesëmarrja e diasporës suaj se të duan

21/05/2025
KQZ: U mor vendim për ndalimin e mjeteve ndaj partive që PZAP-i ka shqiptuar gjoba

KQZ: U mor vendim për ndalimin e mjeteve ndaj partive që PZAP-i ka shqiptuar gjoba

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Enver Hasani ushqen tre këlyshë, i lut banorët e Mitrovicës që të përkujdesen për ta

Enver Hasani ushqen tre këlyshë, i lut banorët e Mitrovicës që të përkujdesen për ta

21/05/2025
“Aleancë raketore”: Kanadaja do t’i bashkohet SHBA-së në projektin e “Mburojës së Artë”

“Aleancë raketore”: Kanadaja do t’i bashkohet SHBA-së në projektin e “Mburojës së Artë”

21/05/2025
“Alarm, krejt vëmendja në Hagë”, thotë Behrami pasi iu refuzuan kërkesat për lirim të përkohshëm Veselit, Krasniqit dhe Selimit

“Alarm, krejt vëmendja në Hagë”, thotë Behrami pasi iu refuzuan kërkesat për lirim të përkohshëm Veselit, Krasniqit dhe Selimit

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.