Zëvendës ndihmësi i Sekretarit të Shtetit amerikan, Mathew Palmer, ka deklaruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të fillohet nga zeroja pasi janë arritur gjëra të mira, shkruan Gazeta Metro.Palmer ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të përfundon pa kompromise, që sipas tij shpesh është keqkuptuar në Kosovë si term.Ai ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë që të gjejnë një zgjidhje që është e pranueshme për të gjithë që pranohen nga dy qeveritë.
Diplomati amerikan ka thënë se synimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është normalizimi i plotë i marrëdhënieve që për SHBA’në kjo do të arrihej nëpërmjet njohjes së ndërsjellë.
“Synimi është normalizimi i plotë i marrëdhënieve. Për SHBA-në kjo do të arrihej nëpërmjet njohjes së dyanshme, mendoj se ky do të ishte themeli më i palëkundur për stabilitetin, paqen, prosperitetin dhe perspektivën evropiane. Por për çfarë kemi nevojë tani është që palët të ulen së bashku, të punojnë drejt këtij procesi të ndërmjetësuar nga BE-ja, t’i identifikojnë pikat e mospajtimit, t’i identifikojnë pikat e pajtimit, dhe të punojnë së bashku në gjetjen e shtegut të ecjes përpara që na shpjerë aty, ku unë mendoj se të gjithë pajtohemi se duam që të jemi, e që është e ardhmja evropiane për Serbinë dhe Kosovën”, ka thënë Palmer në KTV.
Palmer po ashtu tha se pret që qeveria e ardhshme e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit të përfshihet me seriozitet në dialogun Kosovë – Serbi.