Jo vetëm Haki Abazi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka quajtur Albin Kurti palaço.
Para disa viteve, tashme ish zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan Philip T. Reeker, e kishte quajtur Kurtin palaço, shkruan Demokracia.com.
Haki Abazi është intervistuar sot nga Prokuroria në lidhje me deklaratat që ai bëri të enjten e kaluar për rastin Dehari.
“Kur hyn palaçoja në pallat mbretëror, nuk bëhet mbret, vetëm mbretëria bëhet cirkus”, tha sot Abazi, por duke refuzuar të tregojë se kujt po i referohet me shprehjen “palaço”.
Por, të kthehemi disa vite pas, kur zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan Philip T. Reeker e kishte quajtur Kurtin palaço. Ai gjatë një vizite në Prishtinë e pati denoncuar publikisht dhe me fjalë të rënda Lëvizjen Vetëvendosje, pak ditë pasi ngjarjes ku mbeti e lënduar aso kohe ambasadorja amerikane, Tracy An Jacobson.
“Palaçot që duan të luajnë dhe të jenë të dhunshëm duhet të mendojnë dy herë se çfarë po i bëjnë pjesës tjetër të vendit… Kjo sjellje nihiliste është e papranueshme në shekullin e 21 në Evropë dhe në rajon. Kjo porosi është shumë e qartë”, kishte thënë Reeker.
Pyetjes se pse diplomatët amerikanë nuk takoheshin me eksponentë të Vetëvendosjes, ai i ishte përgjigjur: “Ne jemi të gatshëm për takime me përfaqësuesit e Vetëvendosjes, [por] kur ata sillen mirë, si njerëz normalë, në një botë bashkëkohore me demokraci bashkëkohore. Ne do të angazhohemi në mënyrë të përshtatshme me ta. Kjo është e vërtet kudo nëpër rajon dhe kudo nëpër botë”