Mërgimtarë shqiptarë në Gjermani kanë protestuar të shtunën kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Protesta është organizuar nga aktivistë e shoqatave të bashkatdhetarëve, ndërsa është përkrahur edhe nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjermani.
“Kundër bosnjizimit të Kosovës”, “Vuçiq=Putin” ishin disa nga pankartat protestuese.