GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Paga minimale: Kosova mbetet larg vendeve fqinje, projektligji “në sirtarë”

16/04/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Paga minimale: Kosova mbetet larg vendeve fqinje, projektligji “në sirtarë”
Share on FacebookShare on Twitter

Nga 1 prilli i këtij viti, Shqipëria ka bërë një rritje të pagës minimale nga 34 mijë lekë në 40 mijë lekë, që e bën atë rreth 350 euro. Ndërkohë, në Kosovë, situata është ndryshe, pasi paga minimale nuk është rritur që nga viti 2011 duke mbetur më e ulëta në rajon. Një projektligj që do të mundësonte rritjen e pagës minimale në Kosovë ka mbetur “në sirtarë” që nga mesi i vitit 2022, dhe asgjë nuk është bërë për të ndryshuar këtë gjendje.

Projektlogji, i miratuar në lexim të parë, duhet të kalojë leximin e dytë dhe të tretë të Kuvendit të Kosovës dhe të nënshkruhet nga presidenti i vendit për të hyrë në fuqi. Në përputhje me rregulloren e Kuvendit, projektligji duhej të procedohej në lexim të dytë brenda dy ose tre muajve nga miratimi në leximin e parë, por kjo nuk ka ndodhur. Megjithatë që nga muaji qershor i vitit të kaluar, Projektligji nuk ka bërë asnjë progres.

Bazuar në të dhënat e Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat, paga mesatare në Kosovë mbetet më e vogla, duke madje shumë prapa edhe në krahasim me disa nga vendet fqinje siç janë Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Paga minimale në Mali i Zi është rreth 362 euro më e lartë (532.5 euro), Serbia rreth 290 euro më e lartë dhe Shqipëria, bazuar në rritjen e muajit prill të këtij viti, rreth 180 euro më e lartë.

Nisma pë rritjen e pagës minimale në Kosovë në vitin 2022 – e cili nuk ka ndryshuar që nga viti 2011 – lidhet me një kohë kur çmimet e mallrave bazë janë rritur ndjeshëm.

Në anën tjetër, sipas një hulumtimi të Institutit për Kërkime të Avancuara GAP, mbi 100 mijë punëtorë në Kosovë paguhen me pagë minimale dhe 94% e të prekurve nga rritja e pagës minimale janë punonjës të sektorit privat.

“Të gjeturat e këtij raporti, i cili bazohet në të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës, tregojnë se rritja e pagës bruto në 264 euro prekë rreth 30% të tregut të punës apo rreth 105 mijë punonjës. Nga ta, rreth 30 mijë punonjës (28%) janë të punësuar në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë; 16 mijë (15%) në industrinë përpunuese; rreth 12 mijë (11%) në gastronomi; rreth 11.8 mijë (11%) në aktivitetet financiare dhe të sigurimit; 8.5 mijë (8%) në ndërtimtari, etj. Mbi 94% e të prekurve nga rritja e pagës minimale janë punonjës të sektorit privat. Përveç një numri të punonjësve tek sektori i sigurisë, rritja e pagës minimale nuk e prek fare sektorin publik. Me rritjen e pagës minimale në 264 euro, raporti në mes të pagës minimale dhe mediane rritet ndjeshëm, nga 43% në 66%.” – thuhet në publikimin e GAP-it.

Sipas të dhënave të Perspektivës Ekonomike Botërore, të përpunuara nga Gazeta Nacionale, Kosova renditet si shteti më i varfër në Evropë për vitin 2023 në këtë tregues, me një Produkt të Brendshëm Bruto për frymë prej 15 mijë e 619 dollarë ndërkombëtarë. Shqipëria renditet pas Kosovës me 19 mijë dollarë ndërkombëtarë.

Kujtojmë se gjatë vitit 2022 Kosova është përballur me një inflacion që i ka tejkaluar nivelet disa dekadash me çmimet e produkteve esenciale që shënuan rritje pothuajse të pakontrolluar si pasojë e presioneve të mëdha inflacioniste të shkaktuara nga prishja e zinxhirëve të furnizimit të shkaktuara nga në masë të madhe nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Si një ekonomi e euroizuar me vlera importi stratosferike, Kosova ishte drejtpërdrejt e ekspozuar ndaj krizës globale.

Raporti i Bankës Botërore vitin e kaluar gjithashtu vlerësoi se pakot sociale të qeverisë ishin shumë të “varfra” dhe të pafuqishme për të zbutur krizën ekonomike me të cilën po përballet Kosova, me inflacionin që mbetet problemi kryesor.

Tags: paga minimale në Kosovë
ShareTweetShare
Previous Post

FSK arrin suksese në garën “Best Warrior Competition” në Iowa të SHBA-së

Next Post

“Përpjekje për të ndalë rrëzimin e Presidentes”, Kushtetuesja e mohon të ketë ndërhyrë shefi i AKI-së

Lajmet e fundit

Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

21/05/2025
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Nis një operacion kërkimi në Malet e Sharrit

21/05/2025
Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

21/05/2025
Osmani: Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës

Osmani: Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës

21/05/2025
Zelensky: Putin po luan me jetët e njerëzve edhe në kohën e Pashkëve

Zelensky telefonon Rutten: Pa presion mbi Moskën nuk mund të arrihet paqe

21/05/2025

Policja në Ferizaj gjen dhe kthen para të humbura

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

Edona Llalloshi publikon këngën e re “Bota Jem”

21/05/2025
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Nis një operacion kërkimi në Malet e Sharrit

21/05/2025
Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.