Ish-presidenti Behgjet Pacolli e ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për njohjen e Kosovës nga Sudani.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se kishte paralajmëruar që njohja nga shteti i Kenias, të cilën ai e ndau lajmin me të tjerët, do të sillte edhe njohje tjera.
“Ashtu siç e paralajmëruam, njohja nga Kenia, si shtet ndër më të fuqishmit në kontinentin afrikan, nxit një valë njohjesh për vendin tonë. Njohja nga Sudani është lajm fantastik”.
“Urime Kosovë! E përgëzoj edhe presidenten Osmani për punën e saj që po zhvillon në Antalia. Urime Kosovë!”, ka thënë Pacolli, transmeton Gazeta Papirus.