Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi Sudani njohu shtetin e Kosovës.
Ai e ka mirëpritur këtë lajm, teksa shtoi se Kosovën pas njohjes që iu bë ditë më parë nga Kenia e presin edhe valë njohjesh të tjera, transmeton Gazeta Papirus.
“Ashtu sic e paralajmeruam, njohja nga Kenia si shteti nder me te fuqishmit ne kontinentin afrikan, nxit nje vale njohjesh per vendin tone. Njohja nga Sudani eshte lajm fantastik. Urime Kosove! E pergezoj edhe Presidenten Osmani per punen e saj qe po zhvillon ne Antalia. Urime Kosove!”, ka shkruar Pacolli.