Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka njoftuar se e ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë, tha Pacolli ne emisionin Prime Time
Pacolli tha se është mërzitur kur në fund janë mbyllur dyert dhe dolën, ndërsa Thaçi mbeti atje brenda.
Gjendja ishte jashtëzakonisht e mirë, u ndijke mirë. Po më duket unë u mërzita më shumë sesa ai kur u mbyllën dyert në fund ai mbeti atje dhe ne dolëm. Unë besoj se ai me krenari do të dëshmojë se lufta e UÇK-së ka qenë luftë e pastër dhe cdo gjë tjetër ta presim”, tha Pacolli në Kanal 10.
Pacolli ka thënë se ka qenë atje për ta parë Thaçi përkundër shumë njerëzve që e kanë sharë dhe e kanë fyer.
”Kam qenë me e pa zotrin Thaçi atje. Përkundër shumë njerëzve që e kanë fyer zotrin Thaci dhe e kanë sharë, unë them që është e padrejtë ajo që i ka ndodhur. Ai nuk do të jetë fajtor, do të kthehet mes nesh. Është e padrejtë që këto vite t’i kalojnë huq jashtë familjes, por në një farë mënyre është një mundësi që të tregohet se UÇK-ja ka qenë legjitime dhe nuk ka bërë krime”, shtoi Pacolli.