Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli i ka shkruar një letër të hapur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ku i ka treguar se një president i një shteti ka konfirmuar se do të vizitojë javën e ardhshme Kosovën për njohjen e pavarësisë.
më datën 18/12 ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e Presidentit të shtetit që konfirmon se janë të gatshëm (javën e ardhshme) të vizitojnë Kosovën, pēr të kryar formalitetet e njohjës dhe të diskutojnë për vizitën e juaj evtl në këtë shtet.”, ka shkruar Pacolli.
Më tutje, ai ka thënë se gjithçka është e rregulluar dhe se ka punuar për këtë njohje që i duhet vetëm miratimi i tij.
“Unë, si gjithmonë, jam në dispozicion për gjithçka që keni nevojë rreth kësaj njohje,”, shkruan Pacolli.
Postimi i plotë:
Letër kryeministrit Kurti,
I nderuar zoti kryeministër,
Takimi ynë i fundit me ju ishte një natë para zgjedhjeve presidenciale, kur ju kishit nevojë për votën time. Duke e ditur se ju nuk përgjigjeni ne letrat e mia, ( ashtu siç nuk iu përgjigjët dhe as atyre letrave që kërkoja lirimin e instrumenteve mjekësore,sipas rregullave, për spitalin e pediatrisë që i kishit bllokuar në terminalet doganore.
Duke ditur këtë, më mbetet vetëm t’ju drejtohem publikisht;
Në WatsApp, më datën 18/12 ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e Presidentit të shtetit që konfirmon se janë të gatshëm (javën e ardhshme) të vizitojnë Kosovën, pēr të kryar formalitetet e njohjës dhe të diskutojnë për vizitën e juaj evtl në këtë shtet.
Gjithçka është e rregulluar, zotni Kryeministër, unë kam punuar gjatë për këtë njohje dhe pritet vetëm miratimi juaj.
Unë, si gjithmonë, jam në dispozicion për gjithçka që keni nevojë rreth kësaj njohje,
Me nderime,
Behgjet Pacolli.