Boksieri kosovar Robin Krasniqi, para ca javësh e kishte humbur titullin e botës nga Dominic Bosel.
Por për shkak të dyshimeve se kosovarit i ishte bërë e padrejtë, sot në praninë e pesë gjyqtarëve është bërë rivlerësimi i ndeshjes dhe Robin Krasniqi është shpallur fitues.
Për fitoren e Krasniqit ka reaguar edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili e uroi boksierin kosovar për fitoren.
“Fitorja është e Robinit. Robin Krasniqi sot është shpallur fitues i pikëve unanim i ndeshjes së kaluar. Urime miku im!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.