Kryetari i Partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka dalë në përkrahje të marshit për drejtësi, i cili ka për qëllim mbështetjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.
Pacolli përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “si kosovarë nuk mund të heshtin kur mbahen në paraburgim për dy vjet e gjysmë”.
“Kjo bëhet më e vështirë kur krerët e gjenocidit që serbët bënë në Kosovë janë liruar nga Tribunali i Hagës dhe disa prej tyre kanë qëndruar në Beograd gjatë procesit.” – tha ai.
Tutje, Pacolli ka shkruar si vijon: “Për këtë të dielen, përkrahi fuqishëm marshin për drejtësi, sepse nuk mund të heshtim kur po na sulmlohet historia, kur gjykohet lufta jonë për liri dhe pavarësi dhe kur ata që bënë gjenocidin në Kosovë sot ecin të lirë në Beograd dhe drejtojnë çdo instancë shtetërore. në Serbi”.