Një pacient i cili trajtohej me probleme të shëndetit mendor në shërbimin e psikiatrisë në QSUT është larguar, por fillimisht ka ushtruar dhunë ndaj mjekëve, në ambientet e spitalit.
Burime të Top Channel thonë se shtetasi M. S. paraditen e të dieles, pasi ka shtyrë mjekët e i ka dhunuar ata, ka hapur derën me forcë dhe është larguar pa u pikasur nga roja i spitalit. Pacienti ka marrë me vete edhe drynin me të cilin ishte mbyllur dera.
Rasti menjëherë është denoncuar dhe policia është vënë në ndjekje të tij.
Por ky nuk është rasti i parë dhe as i fundit kur një mjek dhunohet gjatë ofrimit të shërbimit shëndetësor në spitalet e Qendrës Spitalore Universitare.
Për më tepër rastet e dhunës në shërbimin e psikiatrisë janë të shpeshta për shkak dhe të specifikës së diagnozës që paraqet çdo pacient që shkon për të marrë kujdes shëndetësor në këtë shërbim.