Prof.dr Sabahajdin Cena çdo ditë shkruan shkrime me kujtime të luftes dhe për dëshmorët.
Sot me rastin e 23 vjetorit të rënies së komandantit Agim Ramadani-Katana e nise me vargjet :
-Pa luftu, o djema, nuk kem qare.
Tym e flakë, le t’i del n’ Koshare.
Kët’ far’ nami kush na e bani?!
Djal’ i Zhegrës Agim Ramadani!”
DHE BRIGADA MORI EMRIN E TIJ
Dhe pikërisht më 11 prill të vitit 1999, në “Rrasat e Koshares” me të vërtetë i doli tymi e mori zjarri. Por në këto luftime të përgjakshme ballë për ballë me forcat e ish-armatës jugosllave, në altarin e lirisë përjetësohet Djali i Zhegrës, i Kosovës e i Shqiptarisë, Agim Hysni Ramadani-Katana, i lindur më 8 qershor të vitit 1963 në fshatin Zhegër të Gjilanit emrin e të cilit që prej atij çasti mori Brigada 138 e Zonës Operative të Rrafshit të Dukagjinit. Po në këtë flakë e zjarr duke qëndruar heroikisht në “Vrojtore”përjetësohen edhe Arben Skëndedr Jusufi Jusufi i lindur më 24 maj të vitit 1976 në fshatin Cërnicë të Gjilanit, Emri Pajazit Curri i lindur më 4 mars të vitit 1971 Harun Nebih Beka, i lindur më 15 maj të vitit 1951 në fshatin Gushak të Mitrovicës e Rrahman Jetullah Tafa i lindur më 5 maj të vitit 1962 në fshatin Carralevë të Shtimes.
Në anën tjetër, gjatë luftimeve në Shkozë të Molliqit, përjetësohen edhe: Sulejman Adem Shala, i lindur më 15 prill të vitit 1970 në fshatin Pirç të Mitrovicës dhe Driton Gani Veliu, i lindur më 14 gusht të vitit 1971 në fshatin Palac të Skënderajt. Forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pretendojnë për ta marrë Oplazin kah Juniku dhe Brigada 138 tashmë zhvillon veprime luftarake me emrin “Agim Ramadani-Katana”. Në Sverkë përjetësohet Xhemajl Avdi Morina, i lindur më 18 tetor të vitit 1983 në Sferkë, por në një pritë të kurthuar në oborrin vet përjetësohet Rifat Ukë Salihaj, i lindur më 10 tetor të vitit 1970 në fshatin Kralan. Në Pepaj të Rugovës përjetësohet luftëtari Latif Beqir Lajçi, i lindur më 21 maj të vitit 1969, e në Orllan të Besianës, edhe Hajdin Sahit Haliti, i lindur më 18 janar të vitit 1961, ndërsa në Letanc të Besianës edhe Sami Naip Plakolli i lindur më 13 mars të vitit 1970 në Letanc.
“-Pa luftu, o djema, nuk kem qare.
Tym e flakë, le t’i del n’ Koshare.
Kët’ far’ nami kush na e bani?!
Djal’ i Zhegrës Agim Ramadani!”
LAVDI HEROIT AGIM RAMADANI!
LAVDI TË GJITHË DËSHMORËVE!
LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!
/Gazeta Papirus/