Pa ia nisur mirë fjalimit në tubimin zgjedhor në Rahovec, Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ia ngatërroi e huqi emrit të fshatit Pastasel në Rahovec, duke ia thënë si “Pastatel”.
“Do të ndërtojmë edhe shkollën në Pastatel”, tha ajo.
“Ju e keni ndjerë tashmë dorën e shtetit.Ne luftuam korrupsionin si askush asnjëherë më parë. Buxhetin e kemi investuar te fëmijët dhe të rinjtë…Kemi përfunduar çerdhen për 120 fëmijë këtu në Rahovec, dhe do të përfundojmë një çerdhje tjetër për 60 fëmijë”, tha ajo.