Kryeparlamentari Glauk Konjufca është tallur dje me mungesat e deputetëve nëpër seanca, shkruan Express.
Meqe në Kuvend s’kishte mjaftueshëm deputetë sa për ta bërë koorumin, Konjufca është tallur, duke thënë se duhet ta bëjnë punën e mungesave të deputetëve si në shkollë fillore.
“Po m’doket pa e ba si n’shkollë fillore me tri mungesa, nuk funksionon ky Kuvend. 61 me menxi”, ka thënë Konjufca.
Ndryshe, tash e tutje, deputetët që mungojnë në seanca do sanksionohen edhe financiarisht. Këtë e ka mundësuar votimi i Rregullorës së re të Kuvendit.