Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së së degës në Deçan, ka njoftuar se sot bashkëluftëtarët së bashku me familjar e qytetarë kanë homazhe në kujtim të Heroit të kombit, Salih Çekaj, në Deçan, dhe Heroit Shefqet Mustafaj, në Gllogjan.
OVL UÇK, tha se Salih Çekaj, i cili ishte strateg dhe vizionari i rrugës sonë drejt lirisë do të mbeten përherë në zemrën dhe historinë tonë kombëtare.
“Në Gllogjan, me respekt e krenari nderuam heroin Shefqet Mustafaj, i cili me trimëri dhe përkushtim të pashoq dha jetën për lirinë e Kosovës.
Ai mbetet shembull frymëzimi, krenarie dhe qëndrese.
Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të lirisë”, thuhet në reagimin e tyre.