GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

OVL-UÇK kundër riverifikimit të veteranëve

25/06/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
OVL-UÇK kundër riverifikimit të veteranëve
Share on FacebookShare on Twitter

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së po kundërshton procesin e riverifikimit, përmes ligjit të ri. Pa përfundimin e procesit gjyqësor, Xhavit Jashari thekson se askush nuk ka të drejtë të krijojë komisione të tjera. Madje, siç thotë ai, kryeministri Albin Kurti nuk duhet ta luajë rolin e prokurorit e as të gjykatësit. Jashari pohon se ka mospajtime me organizatat e dala nga lufta, sa i takon ligjit të ri vetëm për veteranët, që nënkupton riverifikimin e statusit të tyre.

Një vit më parë, ka kaluar në lexim të parë projektligji në parim për pagën minimale prej 264 euro bruto. Që nga ajo kohë, ka mbetur i pamiratuar në lexim të dytë, për shkak të kërkesave të veteranëve për përfshirje në këtë projektligj. Në të njëjtën kohë, janë organizuar edhe protesta nga veteranët pranë objektit të Kuvendit të Kosovës.

Xhavit Jashari nga Organizatat e Veteranëve të Luftës së UÇK-së deklaron për KosovaPress se i vetmi institucion që mund të bëjë riverifikimin janë komandantët dhe zingjiri komandues. Për më tepër, ai thekson se procesi që përfshin verifikimin e statusit të veteranëve, nuk mund të bëhet “sa herë i teket” politikës.

Përfaqësuesi i OVL-UÇK-së shton se ka qenë edhe kërkesë e tyre në fillim që të bëhet verifikimi i veteranëve, meqë nuk ka pasur shifra të sakta.

Ndërsa, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu shprehet se veteranët e luftës së UÇK-së duhet të trajtohen dinjitetshëm.

Sipas saj, kryeministri Albin Kurti duhet të bisedojë me shoqatat e dala nga lufta që të ketë një zgjidhje për këtë kategori.

Shefi i ekzekutivit ka pranuar ditë më parë se ka mospajtime me Organizatën e Veteranëve të Luftës për rregullimin e statusit të tyre. Ai ka përsëritur qëndrimin përmes hartimit të një ligji të ri të nis procesi për verifikimin për veteranët.

Që nga viti 2018, Prokuroria Speciale është duke akuzuar 12 persona për keqpërdorim të detyrës gjatë kohës që kanë qenë pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit-Veteranit. Aktakuza është ngritur nga prokurori special Elez Blakaj, i cili ka pretenduar se 19 mijë prej veteranëve janë përfitues të rremë. Ky rast, në vitin e kaluar është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit.

Tags: Albin KurtiOVL-UÇKveteranetXhavit Jashari
ShareTweetShare
Previous Post

Marrëveshja që e zmbrapsi Prigozhinin: Lukashenko ‘kukull’ e Putinit

Next Post

BBC: Putini s’del aq i fortë nga marrëveshja me Prigozhinin

Next Post
BBC: Putini s’del aq i fortë nga marrëveshja me Prigozhinin

BBC: Putini s’del aq i fortë nga marrëveshja me Prigozhinin

Lajmet e fundit

Austria është fituese e Eurovisionit 2025

Austria është fituese e Eurovisionit 2025

18/05/2025
Zjarr në një shkollë teknike në Suharekë

Policia me aksion në qendër të Pejës

17/05/2025
Daut Haradinaj ia tregon Kurtit rrugën drejt zgjedhjeve: Nëse do ai, ekziston një zgjidhje

Daut Haradinaj: Gjuha agresive ndaj Kurtit, na ka penalizuar në vota – Jemi për qeveri të opozitës pa kushte

17/05/2025
Nemo rikthehet në Eurovision me performancën magjike të “The Code”

Nemo rikthehet në Eurovision me performancën magjike të “The Code”

17/05/2025
Kush e ka fituar Eurovisionin vitet e fundit?

Kush e ka fituar Eurovisionin vitet e fundit?

17/05/2025
Ukraina këndon për shpresë në mes të luftës

Ukraina këndon për shpresë në mes të luftës

17/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Austria është fituese e Eurovisionit 2025

Austria është fituese e Eurovisionit 2025

18/05/2025
Zjarr në një shkollë teknike në Suharekë

Policia me aksion në qendër të Pejës

17/05/2025
Daut Haradinaj ia tregon Kurtit rrugën drejt zgjedhjeve: Nëse do ai, ekziston një zgjidhje

Daut Haradinaj: Gjuha agresive ndaj Kurtit, na ka penalizuar në vota – Jemi për qeveri të opozitës pa kushte

17/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.