Këshillit Drejtues i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen, ku në këtë takim më votat e anëtarëve të Këshillit Drejtues u zgjodh kryesia e re.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se në këtë takim Ramadan Gashi u zgjodh sekretar i OVL -UÇK-së.
Në mënyrë unanime Këshilli Drejtues zgjodhi Migjen Shalen, anëtar nderi i kryesisë së OVL-UÇK-së.
“Të vetëdijshëm për punën dhe detyrat që presin kryesinë e OVL – UÇK-së, të gjithë u zotuan për angazhimin, bashkëpunimin për mbrojtje të vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tani kur lufta e drejtë e UÇK-së po përballet më procese gjyqësore të padrejta, çdo herë misioni i OVL – UÇK-së do jetë mbrojtja dhe lufta kundër Gjykatës Speciale dhe këtyre gjyqeve të montuar, të padrejta dhe politike”, thuhet në njoftim.
Ndër tjera thuhet: “Duke uruar që krerët dhe pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kthehen sa më parë në Kosovë dhe të triumfojnë kundër kësaj padrejtësie të madhe që po bëhet në emër të drejtësisë”.