Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar edhe zgjedhjen e kryetarëve të rinj të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, ka thënë se këta kryetarë po rrinë në komunë si Oso Kuka, teksa tha se kanë ardhur në pushtet me vetëm 1% të votave.
“Çdo të thotë kjo që të mbajmë akoma disa kryetarë komunash të cilët janë zgjedhur me 1% të votave, që rrinë të mbyllur si Oso Kuka. Njëri rri atje me policë dhe është i burgosur faktikisht, sepse s del dot as të marr ajër. E të tjerët rrinë diku ku s’dihet ku janë dhe në ndërkohë që në tavolinë është plani franko-gjerman”, tha Rama