I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e kanë përfunduar takimin me presidenten, Vjosa Osmani.
Ata janë drejtuar në Zyrën e BE-së për t’u takuar me kryetarë të partive opozitare.
I parë që ka ardhur ishte kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Edhe kryetari i Aleances për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka ardh në takim. /EO