Presidentja e vendit, Vjosa Osmani deklaroi se është krenare që ndodhet sot në parakalimin e ushtrisë dhe policisë tonë në 14 vjetorin e shtetësisë së Kosovës.
“Këto 14 vite nuk janë shumë, por nuk janë as pak për të kujtuar rrugën e vështirë për të bërë shtetin. Këta djem e vajza që do të parakalojnë para jush janë personifikimi më i mirë i shtetit të Kosovës. Nuk janë vetëm siguria jonë, por edhe garanca për çdo cep të Kosovës, janë identiteti i shtetit tonë të ri, për të cilin dhamë shumë mund e të cilin po e ndërtojmë çdo ditë e më shumë.
Po e forcojmë e konsolidojmë çdo ditë e më shumë.Nuk ka sesi të kujtohet rezistenca paqësore e ajo e armatosur.Puna ikonike e presidentit Rugova, sakrifica sublime bashkë me prijësin e tyre komandantin Adem Jashari, e mbi të gjitha nuk ka se si të mos kujtohet se sa e dhimbshme e plot sakrifica ishte rruga drejt lirisë, për secilin prej jush qytetarë të Kosovës”, tha Osmani.