Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet për të gjithë besimtarët ortodoks në vend.
Me anë të një postimi në platformën X, Osmani tha se kjo festë është kujtesë e fuqisë së dashurisë, solidaritetit dhe shpresës.
“Në këtë ditë festive, të gjithë të krishterëve ortodoksë u uroj paqe, harmoni dhe begati në shtëpitë e tyre. Kjo festë është një kujtesë e fuqisë së dashurisë, solidaritetit dhe shpresës—vlera që na bashkojnë dhe forcojnë ne si komunitet. Qoftë kjo një kohë reflektimi, gëzimi dhe bashkimi për të gjithë ata që festojnë. Gëzuar Krishtlindjet të gjithë besimtarëve ortodoksë!”, tha Osmani
On this festive day, I wish all Orthodox Christians peace, harmony, and prosperity in their homes.
This celebration is a reminder of the power of love, solidarity, and hope—values that unite and strengthen us as a community.
May this be a time of reflection, joy, and… pic.twitter.com/EJZpLuAfjV
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 7, 2025