Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar sot për në Turqi, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Erdoğan, Osmani, e shoqëruar nga Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, do të jetë përkrah krerëve të tjerë të shteteve nga mbarë bota.
Ditë më parë, presidentja Vjosa Osmani ka uruar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. në emër të popullit të Republikës së Kosovës për fitoren dhe ka shfaqur gatishmërinë që të vazhdohet puna e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin dhe për ta forcuar partneritetin në mes të dy shteteve.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka fituar në zgjedhjet presidenciale të 28 majit