GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Osmani u takua me zv. Kryeministrin e Italisë Antonio Tajani: U fol për ruajtjen e identitetit të arbëreshëve

14/04/2023
në Ballina
Koha e leximit:3 mins read
Osmani u takua me zv. Kryeministrin e Italisë Antonio Tajani: U fol për ruajtjen e identitetit të arbëreshëve
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e vendit Vjosa Osmani sot gjatë ditës ka takuar zv.Kryeministrin dhe ministrin e jashtëm të Italisë, Antonio Tajani. Gjatë këtij takimi në Romë, sipas njoftimit të Presidencës, u fol për arbëreshët në Itali dhe mënyrën se si do të ruhet identiteti i tyre në Itali.

Tutje sipas njoftimin, Osmani e Tajani diksutuan edhe në lidhje me marrëveshjen e Ohrit, përça Osmani i ka kërkuar përkrahjen e Italisë, sidomos në anëtarësimin në strukturat e BE-së dhe organizata të rëndësishme.

Positimi i plotë i Presidences
Presidentja Vjosa Osmani u takua sot në Romë me zv. Kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm Italian, Antonio Tajani.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, marrëdhëniet bilaterale, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit për kultivimin dhe ruajtjen e kulturës dhe identitetit të arbëreshëve në Itali.

Presidentja Osmani dhe zv. Kryeministri Tajani diskutuan për rëndësinë e marrëveshjes dhe aneksit të dakorduar mes Kosovës dhe Serbisë së fundi në Bruksel dhe në Ohër, si dhe për rëndësinë e kontribuimit të vazhdueshëm për paqe e stabilitet në rajon.

Presidentja Osmani potencoi se Republika e Kosovës ka dëshmuar sërish konstruktivitetin e saj në proces dhe poashtu zotimin për të zbatuar atë për të cilën është dakorduar, duke qenë palë serioze dhe plotësisht e përkushtuar për dialog. Në anën tjetër, Presidentja shtoi se pritjet e qytetarëve të Republikës së Kosovës janë që do të përmbushen edhe zotimet e partnerëve tanë, me theks të veçantë në integrimin e Kosovës në struturat eurotlantike.

Presidentja e shtroi çështjen e votimit në Këshillin e Europës duke theksuar urgjencën e një vendimi të tillë si dhe rëndësinë e anëtarësimit në këtë organizatë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim etnie, religjioni apo përkatësie tjetër.

Presidentja Osmani dhe zv. Kryeminstri Tajani u pajtuan për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, duke e zgjeruar nivelin e marrëveshjeve të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë atë për njohjen e patentëshoferëve të Kosovës, nxitjen e bashkëpunimit ekonomik nëpërmjet forumit të bizneseve që do të organizohet së shpejti në mes të Kosovës e Italisë, thellimit të bashkëpunimit kulturor, arsimor, etj. Presidentja Osmani dikutoi me z. Tajani edhe për angazhimin e vazhdueshëm të institucioneve të Kosovës për avancimin e mëtejmë të demokracisë dhe të sundimit të ligjit, me ç’rast i përmendi vlerësimet pozitive të raporteve kredibile ndërkombëtare.

Presidentja e njoftoi zv. Kryeministrin Tajani për vizitën e zhvilluar në Kalabri në mesin e komunitetit arbëresh. Ajo foli për rëndësinë e promovimit të mëtejmë dhe kultivimit e ruajtjes së kulturës dhe identitetit të arbëreshëve në Itali, si dhe për projekte të përbashkëta që mund të shtyhen përpara me këtë qëllim ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre të Italisë.

Tags: Antonio TajanipresidencaVjosa Osmani
ShareTweetShare
Previous Post

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për kërkime të përbashkëta shkencore

Next Post

Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për onkologjinë e fëmijëve

Lajmet e fundit

Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

19/05/2025
Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

19/05/2025
Policia gjobit të rinjtë pas raportimit të Gazetës Papirus, rrezikuan jetën me manovra të rrezikshme

Policia gjobit të rinjtë pas raportimit të Gazetës Papirus, rrezikuan jetën me manovra të rrezikshme

19/05/2025
Komandanti i KFOR’it shpreson për zhbllokim të shpejt të ngërçit politik, detaje nga takimi me Osmanin

Komandanti i KFOR’it shpreson për zhbllokim të shpejt të ngërçit politik, detaje nga takimi me Osmanin

19/05/2025
Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Kush është Johannes Pietsch, fituesi i “Eurovision 2025”?

Kush është Johannes Pietsch, fituesi i “Eurovision 2025”?

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

Avokati i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë së Pecit dhe Gërvalles

19/05/2025
Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

Një qytetar në Skenderaj gjen para në rrugë, policia në kërkim të pronarit të tyre

19/05/2025
Policia gjobit të rinjtë pas raportimit të Gazetës Papirus, rrezikuan jetën me manovra të rrezikshme

Policia gjobit të rinjtë pas raportimit të Gazetës Papirus, rrezikuan jetën me manovra të rrezikshme

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.