Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot është takuar me përfaqësues të disa organizatave joqeveritare në Kosovë, takim në të cilin ata kanë diskutuar rreth përgatitjeve për themelimin e Komisionit Presidencial për Drejtësinë Tranzicionale.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e Presidencës, ku është shtuar se themelimi i këtij komisioni rrjedh nga Strategjia për Drejtësinë Tranzicionale e Kosovës, dhe se procesi i funksionalizimit do të vazhdojë në javët në vijim.
Njoftimi:
Presidentja Osmani priti në takim përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile për të diskutuar themelimin e Komisionit Presidencial për Drejtësinë Tranzicionale.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim përfaqësues të disa organizatave joqeveritare në Kosovë, ku u diskutua rreth përgatitjeve për themelimin e Komisionit Presidencial për Drejtësinë Tranzicionale.
Themelimi i këtij Komisioni rrjedh nga Strategjia për Drejtësinë Tranzicionale e Republikës së Kosovës, ndërsa procesi i funksionalizimit të tij do të vazhdojë në javët në vijim, në bashkëpunim me organizatat përfaqësuese të viktimave të luftës në Kosovë, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë.
Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe angazhimin e organizatave joqeveritare në proceset që lidhen me drejtësinë tranzicionale dhe falënderoi të pranishmit për gatishmërinë e tyre për të kontribuar në këtë proces.