Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajazitin
“Gjatë javës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajazitin, së bashku me ekipin e tij, të cilëve u uroi suksese të mëtejme në detyrën e përfaqësimit të interesave të qytetarëve të Bujanocit.”
Në njoftim thuhet se Osmani e ka “rikonfirmuar përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për t’i mbështetur vazhdimisht shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në realizimin e të drejtave të tyre në përputhje me standardet më të larta për të drejta të njeriut”.
Ata kanë folur edhe për lehtësimin e procedurave të shtetësisë për qytetarët nga Medvegja, Presheva e Bujanoci.