Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Mynih ka takuar delegacionin e senatorëve amerikan.
Osmani ka shprehur kënaqësi për takimin me senatorët amerikan, derisa rikujtoi mbështetjen që Kosova mori në vitin 1999 për paqe e liri nga SHBA-të.
“Nga një vend që në vitin 1999 mori mbështetjen e tyre për liri e paqe, në një eksportuese të paqes dhe stabilitetit sot. Ky transformim nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e vazhdueshme të Senatit Amerikan”, ka shkruar Osmani.
Presidentja u shpreh se Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar edhe më tej këtë aleancë.
“Kënaqësi e veçantë të takoja delegacionin e senatorëve amerikan gjatë qëndrimit në Mynih. Sot, Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar edhe më tej këtë aleancë, duke ndërtuar mbi sukseset e përbashkëta dhe duke ecur përpara drejt sukseseve të reja”, ka shkruar Osmani.