Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot, në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde, me të cilin ka biseduar lidhur me situatën e sigurisë në vend, me theks të veçantë në veri të vendit dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës për deeskalimin e situatës.
Osmani, thotë se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim me ofrimin e mbajtjeve të zgjedhjeve në veri.
“Sipas Presidentes Osmani, Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar mbajtjen e zgjedhjeve në veri dhe se sfidat aktuale do t’i tejkalojë me partnerët”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.
Osmani diskutoi me ambasadorin Rohde lidhur me përgatitjet që po bëhen për samitin e radhës të Procesit të Berlinit, si dhe për Samitin e NATO-s në Lituani.