Presidentja Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Uashington DC, u takua me kongresistin Keith Self, Kryesues i Nënkomitetit për Evropën i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
Sipas Osmanit, ata diskutuan për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe rëndësinë e partneritetit me SHBA-të për paqen dhe stabilitetin.
“Gjatë vizitës në Washington D.C, u takova sërish me Kongresistin Keith Self, Kryesues i Nënkomitetit për Evropën i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve”, ka shkruar e para e vendit në Facebook.
“Diskutuam për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe rëndësinë e partneritetit me SHBA-të për paqen dhe stabilitetin”