Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.
Sipas njoftimit të Presidencës thuhet se Osmani dhe Nissinen kanë diskutuar për mundësitë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, me fokus të veçantë në fushat e sigurisë, arsimit dhe zhvillimit ekonomik, transmeton Gazeta Papirus.
Tutje nga ky njoftim thuhet se gjatë takimit, është diskutuar edhe vizita e ardhshme e presidentes Osmani në Finlandë, e cila sipas Presidencës do të realizohet nga fundi i këtij muaji.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Z. Matti Nissinen. Gjatë takimit, u diskutuan mundësitë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, me fokus të veçantë në fushat e sigurisë, arsimit dhe zhvillimit ekonomik. Presidentja Osmani e vlerësoi Finlandën si një partner të rëndësishëm të Kosovës. Në këtë kontekst, Presidentja riafirmoi përkushtimin e Kosovës për ta thelluar bashkëpunimin me Finlandën dhe për ta mbështetur rrugëtimin euroatlantik të Kosovës. Gjatë takimit, u diskutua gjithashtu për vizitën e Presidentes Osmani në Finlandë, e cila do të realizohet nga fundi i këtij muaji. Kjo vizitë pritet të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve dhe të thellojë bashkëpunimin në fushat e interesit të përbashkët”, thuhet në njoftim.