Presidentja Vjosa Osmani i ka thënë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, se marrëveshja e 2013-ës thotë se vetëm FSK-ja duhet të koordinohet me KFOR-in për të hyrë në veri.
Ajo, në një konferencë për media pas takimit me Stoltenberg, ka deklaruar se Policia e Kosovës ka të drejtë të punojë dhe veprojë në të gjithë territorin e vendit.
“Për çështjen e koordinimit me aleatët tanë të NATO-s. Si presidente vazhdimisht kam punuar të ketë koordinim të plotë mes institucioneve të Kosovës dhe pranisë së KFOR-it në Kosovë. Kemi të njëjtin qëllim që është paqja, stabiliteti dhe siguria në Kosovë dhe rajon”.
“Marrëveshja e vitit 2013 fokusohet vetëm te Forca e Sigurisë së Kosovës. Policia e Kosova ka vepruar në të në të gjithë territorin e Kosovës më shumë se dy dekada. Është forca më profesionale dhe shumë etnike në të gjithë rajonin. Tani, si parim i koordinimit, insistojë që koordinimi me aleatët tanë jo vetëm për veriun duhet të punojmë në koordinim për secilin centimetër”, tha Osmani.