GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Osmani: Sonte vajton një Kosovë e tërë…

30/11/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Osmani: Sonte vajton një Kosovë e tërë…
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja Vjosa Osmani reagon për vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e Gjinekologjisë në Prishtinë. Ajo thotë se sonte vajton një Kosovë e tërë për gruan që s’arriti të bëhet nënë.

“Por, sonte shpresa e besimi janë më të nevojshme se kurrë. Kjo valë kriminale e ky femicid ndaj grave duhet të marrë fund. Në sprovë jemi jo vetëm si shtet, por edhe si shoqëri. S’ka më arsyetime e justifikime. Jeta e vajzave dhe grave, sikurse e çdo qytetari tonë është e shenjtë”, shkruan Osmani.

Postimi i plotë:

Sonte vajton një Kosovë e tërë për gruan që s’arriti të bëhet nënë, për bijën e humbur, për jetën që u shua pa të drejtë. Sonte vajtojmë për jetën e palindur që nuk frymoi kurrë, për jetën që nuk erdhi në jetë.

Një tjetër krim makabër e çnjerëzor.  Një tjetër “burrë” që nuk mund të quhet qenie njerëzore, por që ia mori jetën gruas dhe fëmijës që do të bëhej gëzimi e jeta e nënës.

Sonte mungojnë fjalët se ato i ka zëvendësuar dëshpërimi. Sonte është e vështirë të mendosh se ka shpresë!

Por, sonte shpresa e besimi janë më të nevojshme se kurrë. Kjo valë kriminale e ky femicid ndaj grave duhet të marrë fund. Në sprovë jemi jo vetëm si shtet, por edhe si shoqëri. S’ka më arsyetime e justifikime. Jeta e vajzave dhe grave, sikurse e çdo qytetari tonë është e shenjtë.

Asnjë vajzë e grua më shumë është thirrje kombëtare për të gjithë ne. Përgjigja për dhunuesit, abuzuesit dhe vrasësit është rendi dhe ligji e dënimi maksimal.

Borxhi ynë ndaj viktimave të dhunës, jetëve të palindura e jetëve të ndërprera pa të drejtë është një dhe i vetëm: DREJTËSI

Tags: Presidentja e KosovësreagonshtatzeneVjosa Osmanivrasja e gruas
ShareTweetShare
Previous Post

Kritika të ashpra Kurtit për reagimin e tij ndaj vrasjes së shtatzënës në QKUK

Next Post

Familjari i gruas së vrarë në QKUK: Policia e dinte për mosmarrëveshjet

Next Post
Familjari i gruas së vrarë në QKUK: Policia e dinte për mosmarrëveshjet

Familjari i gruas së vrarë në QKUK: Policia e dinte për mosmarrëveshjet

Lajmet e fundit

“Ka sjellë sa ka mujt”- Dëshmitarët rrëfejnë maltretimet gjatë luftës nga i akuzuari Shaqir Lutvija

“Ka sjellë sa ka mujt”- Dëshmitarët rrëfejnë maltretimet gjatë luftës nga i akuzuari Shaqir Lutvija

19/05/2025
Aksident mes autobusit, dy furgonave dhe një kamionete në magjistralen Ferizaj-Gjilan, Policia jep detaje

Aksident trafiku mes dy kamionetave afër Mazgitit

19/05/2025
Haradinaj i ashpër ndaj Spahiut: Ai e ndyn stemën e Kosovës, më mirë mos ta mbajë

Haradinaj i ashpër ndaj Spahiut: Ai e ndyn stemën e Kosovës, më mirë mos ta mbajë

19/05/2025
Shqiptari aplikoi për azil në Britani si homoseksual, Gjykata e zbulon që është i martuar me një grua

Shqiptari aplikoi për azil në Britani si homoseksual, Gjykata e zbulon që është i martuar me një grua

19/05/2025
IKSHPK reagon për herë të parë për situatën me bërllokun në Prishtinë, tregon çfarë sëmundje mund të përhapen

IKSHPK reagon për herë të parë për situatën me bërllokun në Prishtinë, tregon çfarë sëmundje mund të përhapen

19/05/2025
Dëmi mbi 412 mijë euro/ 7 zyrtarë dhe një biznesmen nën aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik

Dëmi mbi 412 mijë euro/ 7 zyrtarë dhe një biznesmen nën aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Ka sjellë sa ka mujt”- Dëshmitarët rrëfejnë maltretimet gjatë luftës nga i akuzuari Shaqir Lutvija

“Ka sjellë sa ka mujt”- Dëshmitarët rrëfejnë maltretimet gjatë luftës nga i akuzuari Shaqir Lutvija

19/05/2025
Aksident mes autobusit, dy furgonave dhe një kamionete në magjistralen Ferizaj-Gjilan, Policia jep detaje

Aksident trafiku mes dy kamionetave afër Mazgitit

19/05/2025
Haradinaj i ashpër ndaj Spahiut: Ai e ndyn stemën e Kosovës, më mirë mos ta mbajë

Haradinaj i ashpër ndaj Spahiut: Ai e ndyn stemën e Kosovës, më mirë mos ta mbajë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.