Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur nga Presidenti i Tunizisë, Kais Saied, në hapje të punimeve të Samitit të Frankofonisë, i cili mbledh krerët e shteve anëtare.
Osmani ka potencuar se gjatë dy ditëve, samiti do të diskutojë për vlerat e përbashkëta, diversitetin kulturor e gjuhësor dhe promovimin e lirive e të drejtave njerëzore.