GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Osmani prezantoi planin e OSBE-së: Kryetarët të japin dorëheqjen gjatë verës, Kosova tërheq Njësinë Speciale

03/06/2023
në Kosovë, Lajme, Rajoni
Koha e leximit:2 mins read
Osmani prezantoi planin e OSBE-së: Kryetarët të japin dorëheqjen gjatë verës, Kosova tërheq Njësinë Speciale
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i jashtëm maqedonas Bujar Osmani, i cili është kryesuesi i radhës i OSBE-së, ka publikuar sot një propozim-plan prej nëntë pikash për de-eskalimin dhe normalizimin e situatës në veri të Kosovës. Ky plan ka për qëllim të adresojë sfidat aktuale dhe të hapë rrugën për një proces paqësor dhe demokratik në rajonin e veriut të Kosovës.

Mes propozimeve kërkohet që kryetarët e komunave në veri të Kosovës të japin dorëheqjen gjatë verës së vitit 2023 dhe të organizohen zgjedhje të jashtëzakonshme vendore këtë vit. Në të njëjtën kohë, kërkohet që Kosova të tërheqë Policinë, ndërsa Serbia të reduktojë gatishmërinë luftarake të Forcave të Armatosura.

Për të përmirësuar dialogun dhe besimin ndërmjet komuniteteve, OSBE-ja do të mbështesë procesin zgjedhor dhe do të angazhojë të rinjtë në programet dhe proceset e pajtimit.

Në fund të propozimit, OSBE-ja inkurajon zbatimin e dispozitave të dakorduara dhe rifillimin e dialogut.

Propozimi:

Udhërrëfyesi: 9 Hapat për De-përshkallëzimin dhe Normalizimin

Arritja e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Kosovë: Rrugët përpara për kthimin dhe pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në proceset demokratike.

1. Kosova dhe Serbia rikonfirmojnë përkushtimin ndaj marrëveshjes bazë dhe Protokollit të Ohrit.

2. Kosova tërheq forcat e Policisë Speciale, ndërsa Serbia ul gatishmërinë luftarake të Forcave të Armatosura.

3. Policia e rregullt, me ndihmën e KFOR-it dhe EULEX-it, merret me sigurinë tokësore.

4. Protestat anulohen, funksionet dhe shërbimet komunale rikthehen. Jeta normale rifillon. Aksesi u jepet punonjësve komunalë.

5. Kryetarët e komunave japin dorëheqjen në verën e vitit 2023, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme komunale.

6. Zgjedhjet të parakohshme komunale të mbajtura këtë vit.

7. OSBE-ja mbështet procesin zgjedhor, duke rritur besimin dhe besushmërinë dhe konfidencën ndërmjet komuniteteve

8. OSBE-ja angazhon të rinjtë në programet dhe proceset e pajtimit

9. OSBE-ja mbështet zbatimin me mirëbesim të dispozitave të dakorduara dhe rifillimin e dialogut kuptimplotë.

Tags: Bujar OsmaniKosovëministri i jashtem maqedonasOSBEPropozimi
ShareTweetShare
Previous Post

“Mitrovica është e Kosovës” – mërgimtarët në Stuttgart protestojnë ndaj situatës në veri të vendit

Next Post

Hoxhaj: Kërkesa që OSBE-ja të organizojë zgjedhjet në veri kthim prapa për Kosovën

Next Post
Hoxhaj: Kërkesa që OSBE-ja të organizojë zgjedhjet në veri kthim prapa për Kosovën

Hoxhaj: Kërkesa që OSBE-ja të organizojë zgjedhjet në veri kthim prapa për Kosovën

Lajmet e fundit

Telefonata Trump-Zelensky: Të mos merret asnjë vendim pa ne

Telefonata Trump-Zelensky: Të mos merret asnjë vendim pa ne

20/05/2025
Cakolli: Osmani s’ka asnjë kompetencë për të imponuar zgjidhje, maksimumi t’i adresohet Kushtetueses

Cakolli: Osmani s’ka asnjë kompetencë për të imponuar zgjidhje, maksimumi t’i adresohet Kushtetueses

20/05/2025
Natë tragjike: Vetaksident fatal në Fushë Kosovë – humbin jetën një grua dhe një vajzë e mitur

Natë tragjike: Vetaksident fatal në Fushë Kosovë – humbin jetën një grua dhe një vajzë e mitur

20/05/2025
Çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?

Çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?

20/05/2025
Moti për sot me diell e vranësira, maksimalja arrin deri në 27 gradë

Moti sot: Me diell dhe vranësira

20/05/2025
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Telefonata Trump-Zelensky: Të mos merret asnjë vendim pa ne

Telefonata Trump-Zelensky: Të mos merret asnjë vendim pa ne

20/05/2025
Cakolli: Osmani s’ka asnjë kompetencë për të imponuar zgjidhje, maksimumi t’i adresohet Kushtetueses

Cakolli: Osmani s’ka asnjë kompetencë për të imponuar zgjidhje, maksimumi t’i adresohet Kushtetueses

20/05/2025
Natë tragjike: Vetaksident fatal në Fushë Kosovë – humbin jetën një grua dhe një vajzë e mitur

Natë tragjike: Vetaksident fatal në Fushë Kosovë – humbin jetën një grua dhe një vajzë e mitur

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.