Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin e BE-së që po mbahet në Tiranë.
Ajo foli për harmonizimin e Kosovës me BE-në dhe dënimin e Rusisë pas agresionit në Ukrainë si dhe mosdënimin e Rusisë nga Serbia.
Osmani shprehet se “për fat të keq Vuçiq është vazhdimësi e një mendësie që ka ekzistuar në vitet 90 në Serbi dhe është saktësisht kjo mendësi që çoi në luftën në Kosovë. Një mendësi që duhet hedhur poshtë nga të gjithë”.