Në takim u diskutua dialogu Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, për sigurinë në rajon dhe integrimin evropian të Kosovës, njofton Klankosova.tv.
“Kosova është dëshmuar tashmë si pala konstruktive në dialog, e angazhuar për paqe, demokraci e sundim të ligjit, prandaj mbajtja e masave të padrejta të BE-së ndaj vendit tonë po i dëmton jo vetëm qytetarët tanë por edhe balansin e nevojshëm në dialog”, thuhet në postimin e Osmanit në Facebook.
Diplomati danez po zhvillon sot vizitën e tij të parë në Kosovë, ndërsa është pritur dhe nga kryeministri Albin Kurti.