Me këtë rast, Osmani, njëherësh komandante supreme e Kosovës, e ka quajtur këtë ditë “të bukur” për vendin, shkruan teve1.info
“Ditë e bukur për Kosovën! 257 rekrutë të Ushtrisë sonë, u certifikuan sot”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ndërkaq gjatë fjalës së saj në ceremoni, presidentja Osmani ka ftuar edhe vajzat e gratë të bëhen pjesë e FSK-së.
“FSK-ja ka krijuar mundësinë për shanse të barabarta, andaj inkurajoj vajzat e gratë që sa më shumë të bëhen pjesë e ushtrisë sonë edhe më tutje”, është shprehur ajo. /Teve1.info/