Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, ka pritur në zyrën e saj dy senatorëve amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters, ndërsa para mediave ka theksuar miqësinë e fortë mes dy vendeve, ndërsa ka folur edhe për dialogun dhe marrëveshjet e fundit në Ohër dhe Bruksel, duke thënë se Kosova nuk do iu ikë detyrimeve të saja dhe do zbatojë secilin detyrim që del nga dialogu, edhe pse nuk po duket gjëkundi realizimi i këtyre detyrimeve.
Pas takimit me dy senatorët amerikan, Osmani ka folur para mediave, ajo ka theksuar rendësin që SHBA’të kanë për Kosovën dhe se marrdhënia mes dy vendeve është nuk është vetëm e rëndësishme por është ekzistenciale.
“Siç e kam thënë Shpesh marrëdhënia mes dy vendeve nuk është vetëm e rëndësishme por është ekzistenciale. Të dy dhomat e Kongresit kanë luajtur rol historik në ndërtimin e këtij relacionit. Kosova është partneriteti kryesor i SHBA’së në këtë rajon. Kosova është me krenari vendi më pro-amerikan. Kosova është renditur 100% krah mbështetjes për veprimet e përbashkëta me SHBA’të”
Osmani shtoi se ka njoftuar senatorët për për shkeljet e shumta të Serbisë në kuadër të dialogut.
Ajo tutke ka theksuar se me senatorët ka folur edhe për marrëveshjet e fundit të Ohërit dhe Brukselit, duke theksuar se Kosova nuk do iu ikë detyrimeve të saj, dhe se do zbatojë secilin detyrim për të cilën është pajtuar si pjesë e këtij dialogu, e ku në këtë marrëveshje pjesë është edhe krijimi i Asociacionit.
“Sa i përket zbatimit të detyrimeve që dalin nga marrëveshjet e fundit në Bruksel dhe Ohër, ashtu siç kam thënë gjithnjë. Kosova nuk do iu ikë detyrimeve të saj, Kosova do të zbatojë secilin detyrim për të cilën është pajtuar si pjesë e këtij dialogu, përderisa e dimë të gjithë s e marrëveshja thotë se të gjitha nenet e saj janë njësoj të rëndësishëm. Siç e dini Komunat e Kosovës kanë të drejtë të mblidhen në Asociacione për të koordinuar punën e tyre por e gjithë kjo në përputhje me Republikën e Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. të vitit 2015 si dhe në përputhje me vendimin e shkruar të qeverisë amerikane të publikuar nga dy zyrtarët e qeverisë amerikane të zotit Chollet dhe Escobar”., tha Osmani.