Sot në Tiranë do të mbahet samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, i pari i një lloji të tillë që zhvillohet në vendin tonë. Samiti BE-Ballkan do të mbahet në ambientet e hotelit të ri të sapohapur në kullën e stadiumit Air Albania.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qëndruar para hotelit në pritje të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor. Ndërsa para pak minutave ka mbërritur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani tha se kërkon vepra nga Bashkimi Evropian në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Jam shumë e lumtur që jam në një Samit që do të thoja është një supermarrje e rëndësishme. Shpresoj që konkluzionet dhe deklaratat do të shfaqin këtë përbashkësi të BE-së drejt një procesi të përshpejtuar për Ballkanin Perëndimor. Jam këtu si udhëheqësja e vendit më pro-evropian që ekziston dhe në këtë kuptim kemi treguar këtë përkushtim në çdo veprim që kemi ndërmarrë tek 100 për qind në harmonizim me BE-në për çdo politikë të jashtme. Jemi harmonizuar me sanksionet kundër Rusisë edhe në refuzimin e çdo influence siç është Rusia dhe Kina.
Në të njëjtën kohë duhet që BE të lëviz nga fjalët në vepra sidomos në liberalizimin e vizave. Sot, do të njoftojmë se Kosova do të paraqes aplikimin në BE dhe shpresoj në mbështetjen e anëtarëve të BE-së”, tha ajo para gazetarëve