Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore ka thënë se është në Podgoricë për t’i rikonfirmuar përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës për paqe të qëndrueshme.
E para e shtetit tha se në këtë Samit, Kosova rikonfirmon angazhimin e saj të plotë për një të ardhme më të siguritë brenda institucioneve euroatlantike.
“Përgëzoj Malin e Zi dhe Presidentin Jakov Milatović për kryesimin e suksesshëm të Procesit të sivjetëm të bashkëpunimit të Evropës Juglindore”, shkroi Osmani.
Ky Samit po mbahet në Mal të Zi, ndërsa pas shtetit malazez, kryesimin do ta marrë Maqedonia e Veriut.