Vjosa Osmani, presidente e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se nesër do t’i drejtohet Parlamentit Europian, shkruan Gazeta Metro.
Osmani e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në Twitter, ku ka thënë se PE’së do t’i drejtohet për një sërë çështjesh.
Ajo ka thënë se do të falënderojë për mbështetjen e vazhdueshme që nga ditët më të zeza për Kosovën e deri më sot.
Osmani po ashtu ka theksuar se Kosova tashmë është vend i shpresës dhe i demokracisë.
“Nesër kam nderin t’i drejtohem Parlamentit Europian. Në emër të popullit të Kosovës, do të përçoj mirënjohjen tonë për mbështetjen e qëndrueshme të Kuvendit që nga ditët tona më të zeza, e deri më sot, tani si vend i shpresës dhe demokracisë me një shpirt të gjallë, rinor dhe elastik