Presidentja Vjosa Osmani, është takuar me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, në pritjen e organizuar për ndër të 50-vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në OKB.
Në këtë pritje, Osmani ka thënë se ka marrë pjesë me ftesë të Scholz.
Tutje, Osmani ka shkruar se “jemi krenarë për partneritetin e palëkundur në mes dy vendeve tona, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë tutje”.
“Me ftesë të Kancelarit Olaf Scholz, mbrëmë morëm pjesë në pritjen e organizuar për nder të 50-vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në OKB. E urova Kancelarin Scholz për angazhimin gjysmëshekullor të Gjermanisë për paqe, zhvillim dhe bashkëpunim kudo në botë”, ka shkruar Osmani.