Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut, i cili do të bëhet më 26 prill.
Lajmin e ka konfimruar këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
“Tashmë e kemi konfirmuar te autoritetet shtetërore në Vatikan se Presidentja Osmani, si Kreu i Shtetit, do ta udhëheqë delegacionin e Kosovës në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut”.
Papa Françesku ka vdekur dje në orët e hershme të mëngjesit./Gazeta Papirus/