Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se sot do të takohet me institucionet e sigurisë së vendit për të diskutuar lidhur me sulmin te kanali i Ibër-Lepencit më 29 nëntor.
Ajo këtë e ka bërë të ditur në konferencën me temën “Avancimi i përfaqësimit dhe rolit të grave në ushtri: Një hap drejt barazisë më të madhe gjinore, paqes dhe sigurisë”.
Sulmin e 29 nëntorit, ajo e ka konsideruar si sulm terrorist, raporton EO.
“Pas fjalimeve do të shkoj që të takohem me institucionet e sigurisë për të diskutuar për sulmin terrorist që ka ndodhur”, ka thënë Osmani.