GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Osmani: Marrëveshja finale duhet të ketë në qendër njohjen reciproke

19/12/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Osmani: Marrëveshja finale duhet të ketë në qendër njohjen reciproke
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se marrëveshja finale me Serbinë duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellët dhe duhet të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial, rendin kushtetues dhe funksionalitetin institucional të Republikës së Kosovës.

Ajo këto komente i bëri në Konferencën e 6-të të ambasadorëve, organizuar sonte nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ndërsa, presidentja Vjosa Osmani tha se konferenca të tilla vjetore të ambasadorëve shërbejnë për të pasur diskutim të hapur mbi politikën tonë të jashtme, të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet politika e jonë e jashtme.

“Politika jonë e jashtme duhet të jetë çdo herë në interes të shtetit dhe qytetarëve të saj dhe bazuar në promovimin e vlerave euroatlantike dhe ndërtimin e partneritetit me shtete nga kontinente të ndryshme dhe thellimin e aleancave me partnerët tanë tradicionalë strategjikë, andaj kjo konferencë duhet të na mundësojë përmes diskutimeve dhe analizave të arrijmë tek i njëjti kuptim i mjedisit që ndikon në politikën tonë të jashtme, qartësim të synimeve strategjike të kësaj politike, si dhe të bëjmë identifikimin e fushave dhe praktikave më të mira me të cilat duhet të përmirësohemi. Ju si diplomatë të Republikës së Kosovës jeni pasqyra dhe dritarja e Kosovës jashtë vendit dhe në njërën anë me veprimet tuaja duhet të pasqyroni vlerat themeltare të Republikës së Kosovës të lidhura me demokracinë, diversitetin etnik e kulturor, shpirtin inovativ e ndërmarrës të qytetarëve tanë dhe në anën tjetër jeni dritarja përmes së cilës komunikoni dhe ndërtoni ura bashkëpunimi”, ka thënë Osmani.

Ajo ka folur edhe për sfidat me të cilat është përballur vendi në fushën e politikës së jashtme gjatë vitit që po lëmë pas.

“Gjatë vitit 2022 ishim të sfiduar në katër drejtime: e para Serbia vazhdoi me veprime aktive kundër pozitës sonë ndërkombëtare nëpërmes kampanjës korruptive dhe bllokimit të njohjeve të reja dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Këto veprime të Serbisë i kemi luftuar në bashkëpunim me shtetet aleate dhe kemi ndërmarrë hapa konkretë drejt krjimit të kanaleve të komunikimit me shtetet jonjohëse dhe këtë vit siç e dini kemi paraqitur edhe kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe po ashtu aplikimin për anëtarësim në BE”, ka thënë Osmani.

Ajo theksoi se politika e jashtme megjithatë duhet që të shumëfishojë përpjekjet e përbashkëta për të ndalu ndikimin e Serbisë te shtete e tjera. Osmani ka folur edhe për zhvillimet e fundit në veri, vendosjen e barrikadave nga serbët lokalë.

“Serbia ka ndërmarrë veprime kundër rendit kushtetues duke cytur serbët në veri që të braktisin institucionet e Republikës së Kosovës nëpërmes kërcënimeve e detyrimeve, sulmeve, por edhe joshjeve në disa raste. Këto veprime synojnë destabilizimin e vendit dhe krijimit të vakumit institucional në veri si prelud për atë që Serbia e dëshiron- pra pretendimet e saj territoriale në raport me Kosovën. Një gjë e tillë që natyrisht kurrë nuk do të lejohet dhe vetëm sa do të shtohen veprimet tona për të vendosur sundimin e ligjit në secilin cep dhe secilën pjesë të territorit tonë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka folur edhe rreth dialogut me Serbinë për të cilin fajësoi këtë të fundit për bllokimin e procesit.

“Procesi i dialogut u bllokua dhe u minua nga veprimet obstruksioniste të regjimit në Serbi duke pamundësuar progresin dhe arritjen e marrëveshjeve në shumë fronte, përfshirë edhe marrëveshjen për personat e zhdukur me dhunë, mos implementimin e marrëveshjes në fushën e energjisë, mos implementimin e marrëveshjeve të tjera… Marrëveshja finale duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellët dhe duhet të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial, rendin kushtetues dhe funksionalitetin institucional të Republikës së Kosovës”, ka thënë Osmani

Tags: presidentjaVjosa Osmani
ShareTweetShare
Previous Post

Pacientët nuk u besojnë spitaleve publike, shkojnë privat ose jashtë vendit

Next Post

Moldavia i frikësohet ofensivës ruse, kreu i Shërbimit të Informacionit dhe Sigurisë zbulon kur mund të ndodhë

Next Post
Moldavia i frikësohet ofensivës ruse, kreu i Shërbimit të Informacionit dhe Sigurisë zbulon kur mund të ndodhë

Moldavia i frikësohet ofensivës ruse, kreu i Shërbimit të Informacionit dhe Sigurisë zbulon kur mund të ndodhë

Lajmet e fundit

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

21/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

21/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.