GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Osmani kur u ‘operua’ ishte përkohësisht e paaftë, përgjegjësitë e presidentit nuk ia kaloi kryeparlamentarit

08/05/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kur i është nënshtruar operacionit në Antali për heqjen e peshës së tepërt, nuk ia ka deleguar detyrat e postit të saj Kryetarit të Kuvendit.

Një prej gazetave më të mëdha turke “Hurryiet” ka raportuar se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është nënshtruar një operacioni në Antali për heqjen e kilogramëve të tepërt. Ajo kishte qëndruar për një kohë në një hotel me 5 yje në Antalia dhe pas operacionit gastroektomik ishte kthyer në Kosovë, përcjell Demokracia.com.

Sipas këtij artikulli, operacioni ishte kryer nga anëtari i Fakultetit të Universitetit Akdeniz, Ajhan Mesci.

Ky intervenim, siç ka mësuar Demokracia.com, ishte kryer në verën e vitit të kaluar kur Osmani kishte udhëtuar drejt Turqisë dhe kishte qëndruar atje nga 3-16 gusht.

Megjithatë, bazuar në nenin 90 të Kushtetutës së Kosovës, e cila rregullon edhe çështjen e “mungesës së përkohshme të presidentit”, thuhet se në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës.

Sipas këtij neni, urdhri i presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë veçanërisht arsyet dhe kohëzgjatjen e kalimit të përgjegjësive, nëse ka njohuri për to.

“Neni 90 [Mungesa e Përkohshme e Presidentit]

  1. Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. Urdhri i Presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë veçanërisht arsyet dhe kohëzgjatjen e kalimit të përgjegjësive, nëse ka njohuri për to. Presidenti i Republikës së Kosovës do të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë përgjegjësitë, dhe kështu Kryetarit të Kuvendit i pushon posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit.
  2. Në rast se nuk ka ndodhur kalimi vullnetar i përgjegjësive, Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas konsultimit me konsiliumin mjekësor, me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve vendos nëse Presidenti i Republikës së Kosovës është përkohësisht i paaftë për të ushtruar përgjegjësitë e veta. Kryetari i Kuvendit të Kosovës do të shërbejë si ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës derisa ajo/ai të bëhet i aftë që të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive të Presidentit.
  3. Posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë (6) muaj”, thuhet në nenin 90 të Kushtetutës së Kosovës, përcjell Demokracia.com.

Shumë kushtetuta në botë e kanë të detyrueshëm delegimin e kompetencave të presidentit, në momentin që kreu i shtetit i nënshtrohet ndonjë operacioni me përdorim të anestezioni, pasi që përkohësisht konsiderohet i paaftë për t’i kryer detyrat e veta. /Demokracia.com/

Tags: OperimipresidentjaVjosa Osmani
ShareTweetShare
Previous Post

Kosovari vritet me thikë nga dhëndrri në Gjermani (Emri)

Next Post

Medina Hoti vajza talente për muzikë në Talent Show

Next Post

Medina Hoti vajza talente për muzikë në Talent Show

Lajmet e fundit

Zjarr në një shkollë teknike në Suharekë

Policia me aksion në qendër të Pejës

17/05/2025
Daut Haradinaj ia tregon Kurtit rrugën drejt zgjedhjeve: Nëse do ai, ekziston një zgjidhje

Daut Haradinaj: Gjuha agresive ndaj Kurtit, na ka penalizuar në vota – Jemi për qeveri të opozitës pa kushte

17/05/2025
Nemo rikthehet në Eurovision me performancën magjike të “The Code”

Nemo rikthehet në Eurovision me performancën magjike të “The Code”

17/05/2025
Kush e ka fituar Eurovisionin vitet e fundit?

Kush e ka fituar Eurovisionin vitet e fundit?

17/05/2025
Ukraina këndon për shpresë në mes të luftës

Ukraina këndon për shpresë në mes të luftës

17/05/2025
Cilat janë rregullat për votim në Eurovision?

Cilat janë rregullat për votim në Eurovision?

17/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Zjarr në një shkollë teknike në Suharekë

Policia me aksion në qendër të Pejës

17/05/2025
Daut Haradinaj ia tregon Kurtit rrugën drejt zgjedhjeve: Nëse do ai, ekziston një zgjidhje

Daut Haradinaj: Gjuha agresive ndaj Kurtit, na ka penalizuar në vota – Jemi për qeveri të opozitës pa kushte

17/05/2025
Nemo rikthehet në Eurovision me performancën magjike të “The Code”

Nemo rikthehet në Eurovision me performancën magjike të “The Code”

17/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.